Pacolli ia uron Kurtit ditëlindjen, ka një porosi për të

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka uruar ditëlindjen kryeministrit Albin Kurti.
Pacolli përveç urimit, ka edhe një porosi për Kurtin.
“Sot është ditëlindja e kryeministrit tonë Albin Kurti. Dua ta uroj dhe t’i deshiroi edhe shumë vite të tjera të lumtura me familjen e tij. Sot Albin Kurti është Kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe është momenti më i duhur kur Kryeministri ta kupton këtë dhe t’i trajtoj të gjithë qytetarët njësoj, pa marrë parasysh qëndrimet ideologjike të seicilit”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/