Pacolli: Jam frikësu nga institucionet e shtetit tim që munden me kry ndonjë akt terroristik

Me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur para mediave.
Ai ka thënë se është qytetar i botës dhe ka zgjedhur Kosovën që të jetojë dhe këtë të drejtë s’mund t’ia mohoi askush.
“Unë jam qytetar i botës dhe mundem sot çdo kund me jetu, unë zgjedh Kosovën dhe këtë të drejtë s’ia lë askujt të ma merr.
Di aq sa ju edhe ju dini se çka po ndodhë politikisht, jam i gatshëm t’i rishikojë gjërat. Ditëve të fundit, presionet, kushtëzimët kanë ndiku edhe në edukimin tim të mëtutjtshëm politik”, ka thënë Pacolli, transmeton Indeksonline.
I njëjti ka treguar që është testuar para se të niset, ndërsa ka rezultuar negativ me COVID19.
“Unë kam qenë në dy muaj i vetizoluar me familjen time, ditën kur kam dasht me ardhë e kam kry testin dhe ai ka rezultu negativisht. Unë jam nis, leja imë është refuzu, më pas e dyta është kushtëzu.
Unë kam fluturake. Jam frikësuar nga institucionet e shtetit tim që munden me kry ndonjë akt terroristik. Jam frikësuar nga shteti im, prandaj kam ateruar në Tiranë.
Është hera e parë që frikohem nga një shtet i së drejtës, sot jam kontrollu dhe jam në dizpozicion mi implimentu rregullat.
Jam friku nga të gjitha presionet dhe lojërat që janë bërë deri momentin që jam nis në Kosovë”, ka thënë ai.
Ndryshe, Pacolli nuk do të karantinohet, por do të shkojë në rezidencën e tij në Hajvali me makinën e tij, i shoqëruar nga Policia./Indeksonline