19:31 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / LB

Pacolli: Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është në kërkim të pushtetit politik.

Ai ka thënë se është i ngopur dhe i realizuar në jëtë.

Madje ka thënë se është i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale.

Përkundër krejt kësaj, Pacolli ka thënë se nk do të ndalet së punuari për Kosovën.

Postimi i plotë:

Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time. Zoti është mbrojtja ime e vetme. Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani. Po ashtu, nuk do të ndalem së ndihmuari njerëzit në nevojë. Ky jam unë.