08:24 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Jam i tronditur për sulmin ndaj pelegrinëve serb në Istog

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke komentuar sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë në Istog, ka thënë se ky është sulm ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.

“Jam i tronditur për sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë sot në Istog. Ky është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ky është sulm edhe ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe kërkojmë nga zbatuesit e ligjit që sulmuesit të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai.