Pacolli: Jam takuar me Kurtin para se të ndodhte votimi për president, s’kemi folur për asnjë lloj marrëveshje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacoli e ka pranuar se është takuar me Albin Kurtin para se të bëhej votimi i Vjosa Osmanit si presidente.
Pacolli tha se nuk ka pasur asnjë lloj marrëveshje as me Kurtin e as me Osmanin, transmeton Indeksonline.
“Jam taku me zotin Kurti para se të ndodhë votimi. Eshtë mundu të ma shpjegojë se pse duhet vota, jam taku atë mbremje në Kuvend me të.”
“S’kemi fol për asnjë lloj marrëveshjeje as me zotin Kurti as me zonjën Osmani. Atu ku flitet me zhvillimin dhe të ardhmen e këtij vendi unë jam aty” u shprehë ai në Kanal 10. /Indeksonline/