07:09 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pacolli ka një njoftim të rëndësishëm nga Liberia (Foto)

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Liberia ka akredituar atje ambasadorin jorezident të Kosovës, Ramadan Gashin.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se marrëdhëniet me Liberinë po thellohen, derisa Serbia pretendonte se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Pacollit:

Ndihem mirë që vetëm një ditë pas vizitës time ne Monrovia të Liberisë, mora notën verbale më të cilën ky shtet përgjigjet në favor të Kosovës për akreditimin e Ambasadorit tonë jorezident ( Ramadan Gashin nga Senegali) në këtë shtet.

Marrëdhëniet me Liberinë vetëm do të thellohen si në rastin e dy shtetëve tjera për të cilat Sebia pretendonte se kanë tërhjekë njohjët për Kosovën. /Indeksolnine/