Pacolli ka një propozim për deputetët e arrestuar të Vetëvendosjes
Rrahim Pacolli u ka berë thirrje autoriteteve ligjvënëse që ta lirojnë ish-liderin shpirtëror të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, dhe të tjerët nga burgu.
Madje, ai siguron se të njëjtët nuk përbëjnë rrezik që të ikin nga drejtësia. Zyrtari i AKR-së e këshillon gjyqësorin se Kurti dhe të tjerët duhet të mbrohen në liri, derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
I bëj thirrje autoriteteve kompetente që t’i lirojnë Albin Kurtin dhe të gjithë deputetët e tjerë që po mbahen në burgje, sepse ata nuk rrezikojnë të ikin nga Kosova. Ata janë të votuarit e popullit dhe e duan vendin e tyre. Nuk ekziston rreziku që ata t’i ikin drejtësisë.
Më e mira do të ishte, që ata të mbrohen në liri derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë.
Nëse vazhdojnë t’i mbajnë deputetët e opozitës nëpër burgje, nuk i përngjajmë një shteti demokratik dhe properëndimor siç është Kosova dhe që kemi përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Qëndrimi çdo ditë e më tepër në burgje thellon krizën dhe negociatat pa opozitën është e pamundur të vazhdojnë në Bruksel.
Pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar dhe t’i mbrojnë interesat e Kosovës me notë maksimale, tash kur kemi përpara liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE.
Nëse në këto momente nuk fillon pozita dhe opozita të përfshihen në këto negociata, populli i Kosovës do të shkojë edhe më tej drejtë rënies ekonomike, që qon në varfëri dhe krizë politike. Rr.P