Pacolli: Kanadaja mbetet një mbështetës i patundur i Kosovës në të gjitha nivelet
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Kanadesë, Daniel Masksymiuk.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kanadaja mbetet një mbështetës i patundur i Kosovës në të gjitha nivelet.
Ja postimi i tij në Facebook:
“Sot prita në takim lamtumirës ambasadorin e Kanadasë Daniel Maksymiuk të cilin e falënderova për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Kanadasë. Ai ka qenë aktiv në nxitjen e miqësisë tanime të shkëlqyer mes shteteve tona dhe Kanadaja mbetet një mbështetës i patundur i Kosovës në të gjitha nivelet”, ka shkruar ai nw Facebook./Indeksonline/