20:29 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli kërkon nga BE të dënojë sulmin ndaj autobusit kosovar në Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga BE që të dënojë sulmin ndaj autobusit të kompanisë kosovare gjatë kohës që ai po kalonte nëpër Serbi.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka treguar se fatmirësisht ky sulm ka kaluar pa lëndime në njerëz.

Sipas tij, një sulm i tillë është i papranueshëm. Ai ka thënë se Institucionet e Sigurisë së Serbisë duhet të marrin mësin nga profesionalizmi dhe përkushtimi i Policisë së Republikës së  Kosovës  ndaj gjithë qytetarëve dhe shtetasëve serbë që jetojnë në Kosovë.

“Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër teritorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë Institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi. Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/

Sulmohet në Serbi autobusi me udhëtarë kosovarë që po vinin nga Gjermania