Pacolli kërkon nga kryeministri Haradinaj shkarkimin e zv/ministrit që keqpërdori veturën zyrtare
Makinat zyrtare shpesh keqpërdoren nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Madje të njëjtit bëjnë edhe gjeste të ulëta, duke mos u mërzitur nëse shihen nga qytetarët.
Ditë më në media qarkulluan disa imazhe ku shihej një zyrtar teksa kishte zgjatur këmbët e çlodhej në një ditë vikendi jashtë Kosovës.
Por, këtë gjest e ka dënuar sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka treguar edhe identitetit e personit në fjalë.

“I pahijshem akti i Zëvendës Ministrit të Bujqësisë zotni Maxhunit me sjelljen e tij në një veturë zyrtare. Kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë. Pavarësisht kush është , është një akt i papranushem që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë”, ka shkruar Pacolli, përcjellë Indeksonline.
Pacolli madje ka treguar se ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që ta shkarkoi Maxhunin nga detyra e tij, duke shtuar se AKR nuk pranon akte të tilla nga zyrtarët e tyre.
“Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla. Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij.
PacolliAKR dhe unë nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë akte të tilla nga zyrtaret tanë.
Zyrtarët publik duhet t’u shërbejnë qytetareve tanë dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre në një mënyrë të tillë”./Indeksonline/