21:00 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pacolli komenton vizitën e Grenell në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgejt Pacolli ka komentuar vizitën e nesërme të ambasadorit Richard Grenell në Kosovë.

Pacolli tha se vizita e tij dhe përfaqësuesve të tjerë të Amerikës, është një shenjë e fuqishme e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë dhe Normalizimit Ekonomik.

Ai tha se duke zbatuar me sukses projektet ekonomike dhe ato të infrastrukturës, ekonomia e Kosovës do të fitojë një formë dhe shtysë të re, që është e rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Vizita nesër e ambasadorit Richard Grenell dhe Adam Boehler, Kryeshef i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, është një shenjë e fuqishmë e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për Normalizimin Ekonomik.

Duke zbatuar me sukses projektet ekonomike dhe të infrastrukturës, ekonomia e Kosovës do të fitojë një formë dhe shtysë të re, e cila është e rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe lidhjen e tregut tonë me tregje më të mëdha në të gjithë Evropën.

Këto projekte më financin amerikan do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për Kosovën.