Pacolli: Kosova kurrë nuk ka humbur me përfshirjen e SHBA-ve

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka thënë se marrëveshje e mundshme ekonomike të cilat mund të arrihen në Washington mes Kosovës dhe Serbisë janë po ato marrëveshje që sipas tij ai po flet që 13 vjet.
Pacolli tha se Kosova nuk ka humbur asnjëherë me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Se Kosova dhe Serbia duhet të lidhin një lloj marrëveshje ekonomike është diçka për të cilën kam folur mbi 13 vjet më parë. Fakti që takimi po zhvillohet në Uashington është pozitiv. Kosova kurrë nuk ka humbur në përfshirjen e SHBA-ve, të cilët janë edhe aleati ynë kryesor”.
Shkrimi i plotë:
Se Kosova dhe Serbia duhet të lidhin një lloj marrëveshje ekonomike është diçka për të cilën kam folur mbi 13 vjet më parë. Fakti që takimi po zhvillohet në Uashington është pozitiv. Kosova kurrë nuk ka humbur në përfshirjen e SHBA-ve, të cilët janë edhe aleati ynë kryesor. Nëse krahasojmë administratën Trump me administratën e mëparshme, fokusi për Kosovën është në nivelin më të lartë këtë herë. I uroj delegacionit të Kosovës suksese dhe një të ardhme sa më të mirë për Kosovën dhe për stabilitetin në Ballkan.