Pacolli: Kosova pa dialog të sinqertë e strategjik me SHBA, nuk ka të ardhme

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reguar pasi SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën.
Pacolli, përmes një postimi në facebook është shprehur se jashtëzakonisht shqetësuese komunikata nga Ambasada Amerikane për vendin tonë.
Ndërsa ka shtuar se Kosova, pa dialog të sinqertë e strategjik me SHBA, nuk ka të ardhme
“Është jashtëzakonisht shqetësuese komunikata nga Ambasada Amerikane per vendin tonë qe posa e lexova. Kosova, pa dialog të sinqertë e strategjik me SHBA, nuk ka të ardhme. Vendi ynë nuk mund të vazhdojë me këtë politikëbërje infantile, e cila po bëhet shkaktare e pezullimit të Dialogut Strategjik me SHBA. Në një kohë kaq të brishtë globale, lidershipi i Kosovës duhet të tregojë maturi dhe pa vonesë, të ndjekë udhëzimet e SHBA duke iu rikthyer temave thelbësore të mbrojtjes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik në partneritet me aleatin tonë”, ka shkruar Pacolli.
Ish-presidenti i Kosovës ka apeluar tek të gjithë aktorët relevantë që të kontribuojnë maksimalisht në rikthimin në binar të marrëdhënieve tona me aleatin më të rëndësishëm të Kosovës./IndeksOnline/