Pacolli krenar për vëllanë e tij: Selimi ka zgjedhur heshtjen, dhe ka vazhduar punën e tij me nder

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka dedikuar disa fjalë të bukura vëllait të tij, Selim Pacollit, i cili është nënkryetar i Komunës së Prishtinës.
Ai tha se është krenar për punën e tij, teksa shton se si nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ai ka lënë mënjanë gjithçka tjetër, në mënyrë që t’iu shërbejë qytetarëve të Komunës, shkruan Indeksonline.
“Pavarësisht çdo gjë që ka ndodhur politikisht, ai ka zgjedhur heshtjen, dhe ka vazhduar punën e tij me nder. Vazhdoni të jeni ai që jeni”, u shpreh Behgjet Pacolli.