19:58 / E Martë, 04 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Pacolli kujton takimin me Kurtin: “Oops… duke i kërkuar “shkatërruesit” koalicion”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për një video që Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar, duke goditur të gjitha partitë që kanë qeverisur me vendin deri tani.

Pacolli ia ka kujtuar Kurtit, takimin e tyre para disa viteve.

“Oops… duke i kërkuar “shkatërruesit” koalicion”, ka shkruar Pacolli.