Pacolli: Liberia nuk tërhoqi njohjen, Serbia po rren
Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka demantuar pohimet e palës serbe për tërheqjen e njohjes nga Liberia.
Ai përmes një statusi në Twitter ka bërë të ditur se Qeveria e Liberisë ka konfirmuar se ky vend afrikan nuk ka tërhequr njohjen e Kosovës.
“Lajmet e përhapura në mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjeve për lajme të rreme nga kryeministri serb Ivica Daçiq. Sapo kam folur me Qeverinë e Liberisë dhe ata më konfirmuan se Liberia nuk ka tërhequr njohjen e Kosovës”, shkruan numri një i diplomacisë kosovare.