Pacolli: Llapi është gjithmonë aty për Familjen

Kandidati për deputet nga radhët e Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, është pritur nga një numër i madh mbështetësish në Llap.
Pacolli, përmes një postimi në facebook është shprehur se Llapi është simbol i forcës dhe bashkimit.
“Llapi ynë, simbol i forcës dhe bashkimit, na dha mbështetje të fuqishme sonte, duke treguar se është gjithmonë aty për Familjen. Faleminderit për çdo sakrificë dhe çdo kontribut, ne do të mbajmë mend gjithmonë guximin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në postimin e tij.
Kujtojmë së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Selim Pacolli kandidon me numër 2./Indeksonline/