75 Mall Live Search
10:51 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, secili ish luftëtarë i saj është hero i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se secili luftëtarë i UCK-së është hero i Kosovës.

Këto komente i ka bërë ai në kohën kur ka nisur edhe intervistimi i disa ish-pjesëtarëve të UCK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se beson fuqishëm në drejtësi, ashtu sic beson fuqishëm tek secili ish luftëtarë i UCK-së që ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë do të dëshmohet edhe tani. Besoj fuqishëm në drejtësi, ashtu siç besoj fuqishëm tek secili ish luftëtar i UÇK-së që ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare.  Secili ish luftëtar i UÇK-së është hero i Kosovës”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/