22:58 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / AR

Pacolli: Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bashkëndjen me banorët e Shqipërisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai postoi një fotografi të Kalimashit, ku shihet se si zjarri ka kapluar zonën e atij vendi.

Forcat e Shqipërisë dhe të Kosovës janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit, zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri. Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona!”, ka shkruar Pacolli.