16:55 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Mazhoranca dëshiron deputetët, ekspertët e patriotët e opozitës në negociata

Zv/kryeministri i vendit njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli është deklaruar para se të vendosej për shtyrjen e radhës për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Pacolli ka thënë se seanca mund të zgjasë deri në orët e fundit të mbrëmjes.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje për opozitën që të jetë konstruktive dhe të bëhet pjesë e ekipit negociator të Kosovës, në mënyrë që të japin këshilla dhe të ndihmojnë Kosovë, transmeton Indeksonline.

Pacolli ka theksuar që shumica e mazhorancës i dëshiron deputetë dhe ekspertët e patriotët e opozitës në tavolinën e negociatave me Serbinë./Indeksonline/