22:19 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / OSH

Pacolli mbështet qeverinë për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë

Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli, vlerëson se Qeveria e Kosovës me të drejtë i ka vendosur Serbisë reciprocitetin për targat e veturave.

“Në botën e civilizuar implementimi i marrëveshjeve ndërshtetërore është gjëja më normale, dhe në këtë rast, kur Serbia nuk e bën këtë, Qeveria e Kosovës, me të drejtë aplikon instrumentin e reciprocitetit”, është shprehur ai.

“Është legjitime secili nga spektri politik duhet ta mbështes fuqishëm këtë veprim!”.