75 Mall Live Search
17:56 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Mbizotëroi sundimi i ligjit, jemi krenarë që vendet tona në Kuvend kanë shqetësuar Vuçiq-in

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni NISMA-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Tutje ai tha se përpjekjet  për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit, transmeton Indeksonline.

Pacolli theksoi se do ta përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve dhe se është krenar që vendet që fituan në Kuvend kanë shqetësuar Vuçiq-in dhe aleatët e tij.

Postimi i plotë:

Ri-numerimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit. Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë sonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti. Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij.