Pacolli me agjendë të ngjeshur, takime të njëpasnjëshme me liderët afrikan
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të shteteve të ndryshme afrikane.
Pacolli në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të Senegalit.
Ai ka shkruar se Kosova dhe Senegali kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Pacollit:
Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Republikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm.
Gjatë takimit që zhvillova me presidentin Macky Sall, ne emër të shtetit të Kosovës i shpreha urimet dhe falënderimin për mbështetjen e pa rezervë ndaj vendit tonë.
Kosova dhe Senegali kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.
E falënderoj ambasadorin Gashi për punën e shkëlqyer në interes të vendit. /Indeksonline/

