12:18 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Pacolli: Me Jetlirin punoj qe 12 vjet, punuam bashkë në fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Kandidati për deputet në listën e LDK-së, Behgjet Pacolli, ka pasur disa fjalë lavdëruese për kandidatin për deputet, njëkohësisht këshilltarin Jetlir Zyberaj, shkruan IndeksOnline.

Pacolli tha se me Zyberajn bashkëpunojmë tash e 12 vjet dhe ardhja e tij në Kuvendin e Kosovës është një surprizë e mirë.

“Z.Zyberaj është një bashkëpunëtor imi i ngushtë, jemi më tepër se 12 vjet së bashku, po thuajse çdo udhëtim ishim së bashku krejt ato takime të fashme me liderët botërorë i kam bërë me Jetlirin së bashku.

Unë mund të them se ardhja e Jetlirit në Kuvendin e Kosovës, do të jetë një risi e mirë, një i ri me një bagazh dhe eksperiencë jashtëzakonisht të mirë me një kod fantastik të sjelles, me një njohuri që kalojnë edhe kufijtë e Kosovës, një njohës i mirë i rrethanave politike ndërkombëtare.