Pacolli me një këshillë: Përqendroheni më pak në jetën e të tjerëve, është një ndjenjë më e këndshme

Presidenti i Aleancës së Kosovës së Re, Behxhet Pacolli, sonte iu ka drejtuar qytetarëve me një këshillë, shkruan IndeksOnline.
Ai i uroj një fundjavë të bukur për miqtë duke thënë që të përqëndrohen më shumë tek familjet e tyre sesa te të tjerët.
Sipas tij, kjo është një ndjenjë më e këndshme.
“Një fundjavë e bukur për të gjithë miqtë. Një këshillë për disa: Kujdesuni për familjet, shqetësimet dhe jetën tuaj dhe përpiquni të përqendroheni më pak në jetën e të tjerëve. Premtoj se është një ndjenjë më e këndshme!”, tha ai./IndeksOnline/