14:06 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Pacolli me Seehofer: U dakorduam që të formohen grupe punuese që liberalizmi të ndodhë sa më parë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj kanë takuar sot ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Me këtë rast Pacolli ka deklaruar se pos të tjerash në këtë takim është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn kishim nje takim shumë konstruktiv me ministrin e brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer. Pos tjerash u diskutua edhe për liberalizimin e vizave. U dakorduam qè të formohen grupet punuese në mënyre qē liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë!Falemnderit Gjermani!