16:46 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Me serbët nuk kemi pasur kurrë probleme, kemi jetuar gjithmonë me ta

Ministri i Jashtëm  Behgjet Pacolli, ka thënë se në mes të Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të ketë kufij dhe se “topi duhet të transferohet në fushën ekonomisë.”

Ne kemi jetuar së bashku një herë dhe shoh një tendencë që ata duan të jetojnë së bashku. Ne, në vend që të bëjmë kufij, ne duhet të largojmë kufijtë dhe të lejojmë njerëzit të lëvizin lirisht – tha Pacoli në Neë York për TV Prvu.

I pyetur se sa larg jemi sot nga zgjidhja e çështjes së Kosovës, ai tha se jemi shumë  afër, por në të njëjtën kohë shumë larg.

“Ne jemi shumë larg dhe shumë afër. Është gjithçka në duart tona. Nëse duam, mund të jemi shumë më afër, dhe nëse nuk bëjmë, atëherë jemi shumë larg” tha ai.

I pyetur nga kush varet çështja e Kosovës, ai thotë se “kjo varet nga ne dhe nga vullneti i popujve tanë”.

“Përfundimi se ekzistojnë dy rryma të kundërta në Kosovë – një që të zgjidhet çështa përmes korrigjimit të kufirit dhe njëra palë që kundërshton këtë zgjidhje”, tha Pacolli.