Pacolli: Nuk shtirem e as nuk maskohem

Kandidati për president nga lista AKR-LDK, Behgjet Pacolli ka marrë mbështetje nga bashkëqytetarët e tij nga Hajvalia, shkruan Indeksonline.
Ai shtoi se përkrahja e tyre do të thotë shumë për të pasi që nuk shtiret dhe nuk maskohet.
“Kur ke mbështetjen e atyre që të njohin nga afër, është aprovimi më i madh se nuk je dikush që shtiresh e maskohesh“, tha Pacolli.
Postimi i plotë:
Askush s’më njeh më mirë se sa bashkëqytetarët e mi në Hajvali, prandaj përkrahja nga ta do të thotë shumë për mua.
Kur ke mbështetjen e atyre që të njohin nga afër, është aprovimi më i madh se nuk je dikush që shtiresh e maskohesh.
Hajvalia ka vendosur. Lista e AKR-LDK është opsioni.
SHTETndërtimi është e ardhmja.
#voto132 #LDK #AKR #14shkurt #5behgjetpacolli