75 Mall Live Search
18:41 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / F.R

Pacolli ndalon prerjen dhe zhvendosjen e drunjve pa leje

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka nënshkruar një vendim të ri që synon forcimin e mbrojtjes së drunjve urbanë dhe hapësirave të gjelbra në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas vendimit, ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqim paraprak nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Po ashtu, komunat obligohen të bëjnë inventarizimin e plotë të drunjve urbanë dhe të zbatojnë standarde të qarta për mbrojtjen dhe menaxhimin e tyre.

Vendimi parasheh gjithashtu që çdo projekt që prek hapësirat e gjelbra t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit mjedisor, ndërsa për çdo dru të larguar do të aplikohet parimi “1 me 3”, që nënkupton mbjelljen e tre drunjve të rinj në vend të një të larguari.

Ministria ka bërë të ditur se ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e natyrës, rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe krijimin e qyteteve më të qëndrueshme dhe më të shëndetshme për qytetarët dhe brezat e ardhshëm.