Pacolli: Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit
Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka thënë se ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit.
Përmes një shkrimi në facebook, Pacolli, ka thënë se nuk kjo nuk do të ndodh kurrë dhe se integriteti territorial është i paprekshëm, shkruan Indeksonline.
“Precedenti i vetëm i krijuar ndonjëherë nga Rusia është agresioni në vendet e Bashkimit Sovjetik. Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Ju do ta njihni këtë herët apo vonë”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/