Pacolli nderon me titullin “Ambasador të vullnetit të mirë të Kosovës”, Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin
Zëvendëskyreministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot ka nderuar me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, trajnerin e xhudos, Driton Kuka, dhe kampionen olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi.
Kurse kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi tha se është krenar që përmes sportit ka rritur ta përfaqësojë Kosovën denjësisht.
“Për mua sot është një ditë e veçantë, falënderoj Pacollin për mirënjohjen jam krenare që përmes sportit, që po e bëj kam arritur me përfaqësue Kosovën, do të bëjë ende për vendim tim”, tha ajo.
Pacolli tha se kjo mirënjohje është e çdo kosovari për atë që këta sportistë kanë bërë dhe po bënë për imazhin e Kosovës.
“Nuk kam çfarë të them për Majlindën e Dritonin sepse i njihni mirë kush janë, gjithmonë jemi krenarë me punën e tyre për atë që kanë bërë për Kosovën, nuk kemi mundur të përfundojmë këtë mandat pa u taku edhe pa e shpreh mirënjohjen tonë ndaj Majlindës edhe Dritonit”, tha Pacolli.
Trajner i Xhudos, Driton Kuka, ka falënderuar Pacollin, duke potencuar se Majlinda është Xhudistja më e mirë në botë.

