Pacolli: Ndërprerja e lirisë së mendimit, censura dhe manipulimi janë disa nga mënyrat që përdoren në indoktrinimin majtist

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.
Ai ka shkruar në rrjete sociale, se në vendet civilizuese kjo nuk ndodh.
Ish-presidenti i Kosovës ka thënë një shpjegim të shkurtër për këtë fenomen.
Indoktrinimi i imponuar, sipas tij, përdoret për të forcuar idetë (të majta) me paragjykime dhe genjeshtra në mënyrë të pakritikueshme për të imponuar bindje politike.
“Ndërprerja e lirisë së mendimit, censura dhe manipulimi i informacionit (që janë të dëmshme për pluralizmin politik dhe demokracinë), janë vetëm disa nga mënyrat tipike që përdoren në indoktrinimin majtist”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë i Pacollit:
Edhe nje spjegim i shkurtër përë fenomenin tone;
Indoktrinimi i imponuar përdoret për të forcuar idetë (të majta) me paragjykime dhe genjeshtra në mënyrë të pakritikueshme për të imponuar bindje politike.
Në këto raste, individët/ njerëzit ndikohen për të pranuar dhe mbrojtur këto ideologji, me vullnetin e tyre. Ndërprerja e lirisë së mendimit, censura dhe manipulimi i informacionit (që janë të dëmshme për pluralizmin politik dhe demokracinë), janë vetëm disa nga mënyrat tipike që përdoren në indoktrinimin majtist. Kjo mund të përfshijë kontrollin e të gjitha shtyllave të rendit shoqëror, përhapjen e propagandës politike, demonizimin e kundërshtarëve politikë dhe imponimin e bindjeve të majta në sistemin arsimor apo institucionet tjera. Me imponimin e ideve të veta në popull, një regjim majtist mund të manipulojë dhe kontrollojë shoqërinë. Kjo i bën individët/njerëzit më të paaftë për të zhvilluar pikëpamjet e tyre ndryshe.