Pacolli ndërton rrugën e një lagjeje të Marecit (Foto)

Pas përmbytjeve të par dy viteve, lagjja e Modripotokut të Marecit mbeti praktikisht e izoluar.
Kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka njoftuar se në mungesë të ndërhyrjes së shtetit, fondacioni “Behgjet Pacolli” (me mjetet vetanake) po financon mbi 300 mijë euro ndërtimin e një rruge moderne prej 2.7 KM që lidh këtë lagje malore me arterien kryesore (e cila gjithashtu është e dëmtuar dhe pret dorën e shtetit).
“Në kuadër të këtij investimi po punohet për riparimin edhe të varrezave të fshatit. Para disa muajsh, në të njëjtën lagjë, fondacioni “Behgjet Pacolli” ndërtoi “shkollën muze” sipas kopjes së ish-shkollës “Liria” në Modripotok ku janë mbledhur të gjitha faktet dhe dokumentacioni historik i mësimit në Marec./IndeksOnline/



