75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pacolli: Ndodhi ajo që s’guxon të ndodhë, dy vëllezër u përplasën nga treni, familjes Zoti ua shtoftë sabrin!

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Arifaj nga Deçani pas tragjedisë që ndodhi në Gjermani, ku humbën jetën dy vëllezër pasi u goditën nga treni.

Pacolli tha se këtë mëngjes ndodhi ajo që s’guxon të ndodhë, një 13-vjeçar dhe një tjetër 17 u përplasën për vdekje nga treni, transmeton  Indeksonline.

Pacolli shtoi se kjo është një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë.

Postimi i plotë:

Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqve të tyre. Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin!