Pacolli në Amerikë, ndjek nga afër fjalimin e presidentit Trump
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vazhdën e ngjarjeve të shumta ku është i pranishëm Pacolli, sot mori pjesë edhe në takimin e ministrave të koalicionit kundër ISIS-it, i cili u mbajt në Washington.
Përgjatë këtij takimi fjalim mbajti edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Indeksonline u sjell një fotografi nga kjo ngjarje teksa shihet Pacolli duke përcjelluar fjalimin e Trump-it.

Pacolli po qëndron në Amerikë me ftesë të sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo./Indeksonline/