Pacolli në Gjermani, i fton biznesmenët për investime në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli i ka ftuar biznesmenët gjermanë për investime në Kosovë.
Pas takimit me diplomatin Mass, Pacolli ka thënë se ndihet i lumtur dhe krenar për vizitën në Berlin.

“Ndihem i lumtur dhe krenar që këtë vit e filloj me vizitë në Berlin, bashkë me ju. Kam mbetur i impresionuar nga takimi ynë i parë që kishim. Me kolegun tim pata një diskutim shumë konstruktiv dhe besoj që ky takim do ti shërbej marrëdhënieve tona të shkëlqyera me palën gjermane. Gjermania si gjithmonë ka qenë partneri kryesor i perëndimit për Kosovën dhe Kosova për këtë dhe qytetarët e saj, Qeveria janë mirënjohëse dhe e falënderojnë atë”, ka potencuar Pacolli.

Sipas tij, Gjermania gjithmonë ka kontribuar në forcimin e demokracisë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Ashtu siç ju thatë, Gjermania ishte njëri prej shteteve të para që njohu Kosovën, por kjo njohje vazhdoi me një mbështetje fantastike e që e kemi ndjerë gjithmonë. Siç e dini Kosova nuk e ka rrumbullakosua shtetndërtimin e saj, vazhdon të ndërtoj rrugën e vet deri të anëtarësimi i plotë i Kosovës në organizatën Interpol. Po ashtu, parkun në Prizren ju e kthyet në një qendër innovative dhe trajnuese. I inkurajoj investitorët gjerman ta përmbushin atë park në Kosovë sepse Prizreni identifikohet me emrin e Gjermanisë dhe Gjermania duhet të identifikohet me Prizrenin. Gjermania ka dhënë një përshtypje të jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës”, ka shtuar Pacolli.
Ai ka folur edhe për ushtrinë e Gjermanisë, për të cilën ka thënë se ajo ishte shumë e dashur edhe për fëmijët, qytetarët, njerëzit që kishin nevojë për ndihmë, edhe për njerëzit tonë, ishte gjithkund prezente në jetën tonë./Indeksonline/