75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / H F

Pacolli në Hajvali: Ju siguroj, do të jem gardian i ruajtjes së familjes

Behgjet Pacolli mbrëmë zhvilloi takim me qytetarët e Hajvalisë në Prishtinë.

Këtu, Pacolli u premtoi se do të jetë gardian i ruajtjes së familjes.

“Energjia dhe përkrahja e tyre më ka dhënë gjithmonë forcë dhe bindjen se jemi në rrugën e duhur. Ata edhe këtë herë më konfirmuan se Koalicioni për Familje, është për secilën familje kosovare – për një të ardhme më të sigurt.”, ka shkruar mes tjerash ai.

Statusi i tij i plotë:

Mbrëm, në Hajvali, mikpritja e përzemërt nga qindra qytetarë, me të cilët ndajmë jo vetëm lagjen ku jetojmë, por edhe rrënjët e përbashkëta nga fshati ynë i origjinës më nderoi dhe më dha kënaqësi.

Energjia dhe përkrahja e tyre më ka dhënë gjithmonë forcë dhe bindjen se jemi në rrugën e duhur. Ata edhe kësaj radhe më konfirmuan se Koalicioni për Familje, është për secilën familje kosovare – për një të ardhme më të sigurt.

Unë i sigurova se do të jemi gardian të ruajtjes së familjes së shëndoshë. Ai që nuk e respekton shenjtërinë e familjes, ai që nuk e mbron këtë vlerë themelore të shqiptarëve, nuk duhet të ketë as votën dhe as besimin e qytetarëve.

Bashkë do të fitojmë!