13:52 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli në Japoni: Kemi çka të mësojmë nga fuqia e tretë ekonomike e botës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po qëndron për vizitë zyrtare në Japoni.

Ai në një status në profilin e tij në Facebook ka shkruar se atje do të zhvilloj disa takime me ministrat japonez, shkruan Indeksonline.

Pacolli ka theksuar se Kosova ka cka të mësoj nga Japonia që është fuqia e tretë ekonomike në botë.

Ky është postimi i Pacollit:

Në Japoni me agjendë të ngjeshur dhe takime të shumta.

Do të takojë fillimisht ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko.

Pastaj do të jem mysafirë i homologut tim japonez, Ministrit të Jashtëm, Tarō Kōno në një darkë pune.

Thellësisht mirënjohës shtetit japonez për mbështetjen e gjithanshme ndaj Kosovës si në konsolidimin e shtetit brenda, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë në marrëdhëniet me jashtë.

Do të kërkojë mbështetje dhe rritjen e investimeve japoneze në energji, infrastrukturë dhe fusha tjera me interes. Japonia ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm i shtetit të Kosovës në Azinë Lindore.

Kemi se çka të mësojmë nga fuqia e tretë ekonomike e botës. /Indeksonline/