17:25 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli në konferencën e koalicionit për shkatërrimin e ISIS-it, takon Mogherinin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli po merr pjesë në një konferencë të shteteve që përbëjnë koalicionin për shkatërrimin e ISIS.

Pacolli në një postim në Facebook ka shkruar se këtu Kosova u konsiderua si shtet me rëndësi të posaçme.

Ja postimi i Pacollit:

Sot mora pjesë në Konferencën Ministeriale të Shtetëve (75) që përbëjnë Koalicionin për shkatërrimin e ISIS-it. Pos tjerash pata rastin që të takoj disa nga homologet e mi, si Sekretarin e Shtetit Tillerson, Cavosoglin, Alfanon, Ministër i punëve të jashtëm të Australisë J. Bishop, Komisionerën Mogherini, Ministrin Polak, Zv. Min e Austrisë etj.

Kosova këtu është konsideruar si shtet më rëndësi të posaçme./Indeksonline/