75 Mall Live Search
22:37 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pacolli në Uashington, për të treguar për harmoninë ndërfetare të Kosovës  

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të  Kosovës, Behgjet Pacolli sapo ka mbërritur në Uashtingon DC ku me ftesë të sekretarit të Shtetit, MikePompeo do të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ministrore për Liritë Fetare.

Pacolli ka thënë se Kosova në këtë konferencë do të ndaj traditën e saj dhe trashëgimin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndër fetar edhe do të promovoj përpjekjet për t’i bërë të gjithë njerëzit të ndjehen të barabartë dhe të lirë në shoqërinë tonë për besimin e tyre.

“Sapo mbërrita në Uashington DC me ftesë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ministrore për Liritë Fetare. Kjo është një nismë e rëndësishme e Presidentit Trump për të promovuar liritë fetare dhe Kosova do të mbështesë përpjekjet amerikane në nivel global.  Do të ndaj traditën e Kosovës dhe trashëgiminë e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare dhe do të promovoj përpjekjet tona për t’i bërë të gjithë njerëzit të ndjehen të barabartë dhe të lirë në shoqërinë tonë për besimin e tyre.  Unë do të shfrytëzoj praninë time në Uashington për të takuar edhe homologët e tjerë dhe vendimmarrësit amerikanë”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/