75 Mall Live Search
17:25 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Pacolli ngushëllon familjen Dashi, pas gjetjes së trupit të policit të zhdukur

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Dashi, pas gjetjes së trupit të policit Malësor Dashi në lumin Lepenc.

“Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e policit, trupi i të cilit u gjet në lumin Lepenc. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, trupi i pajetë i policit u gjet para rreth një ore./Indeksonline/