22:42 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pacolli ngushëllon për vdekjen e zyrtarit të lartë të MPJ-së

Zëvendëskryeministri i Parë  dhe Ministri i Punëve të  Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sylaj, pas ndarjes nga jeta të  Zyrtarit të  Lartë  të  Ministrisë  së  Punëve të Jashtme për Publikime, Ragip Sylaj.

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Zyrtarit të Lartë të MPJ-së dhe kolegut tonë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe shumë të respektuar tashmë të ndjerë, z.Ragip Sylaj. Daja, siç e quanin kolegët e miqtë e tij të afërt do të përkujtohet gjithmonë si një njeri me virtyte të larta njerēzore. I heshtur, i qetë, me plot energji pozitive dhe gjithmonë me humor të këndshëm.

Puna dhe veprat e tij si gazetarë i dëshmuar, shkrimtarë i veçantë dhe punonjës i dalluar do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët. Zoti e shpërbleftë me Parajsë Shpirtin e Tij. Ngushëllimet më të thella Familjes Sylaj, të të  afërmëve dhe kolegëve nga Ministria”, ka thënë  Ministri i Jashtëm Pacolli./Indeksonline/