16:19 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pacolli nis takimet në ShBA (Foto)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po qëndron në Uashington.

Ai me mëngjes ka nisur vizitat e tij.

Pacolli është takuar me analistin dhe diplomatin amerikan, Daniel Serëer.

“Kënaqësi që ta takoj në një mëngjes pune diplomatin veteran, negociatorin e shkathët, analistin e shkëlqyer dhe profesorin e respektuar, Daniel Serëer nga Shkolla prestigjioze për Studime të Avansuara Ndërkombëtare (SAIS) në Universitetin Johns Hopkins. Me gjithë se jetojmë në Ballkanin Perëndimor dhe përballemi çdo ditë me realitetin perspektiva e tij mbi rajonin dhe këshilltat praktike janë të jashtëzakonshme” ka thënë Pacolli./Indeksonline/