75 Mall Live Search
10:18 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pacolli niset për në ShBA: Kosova dhe Amerika bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli,  është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pacolli do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it, me ftesë të sekretari të shtetit Mike Pompeo, si dhe në Lutjet e Mëngjesit në Washington, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash në paralajmërimin e tij për këto ngjarje, Pacolli theksoi se Kosova dhe ShBA-të rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjen në Zot.

Postimi i plotë:

Sot u nisa për në SHBA ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it.

Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të SHBA në secilin angazhim ndërkombëtar.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Washington do të marr pjesë në një nga ngjarjet unike të Shteteve të Bashkura të Amerikës, në lutjet e mëngjesit, në vendin që inspiron botën me vlerat e lirisë dhe tolerancës, e ku për këto qëllime bëhen bashkë me mijëra personalitete nga bota mbarë.

Lutemi që madhështia e SHBA-ve të mos njoh kufinjë e pengesë, dhe që fatin e përkrahjes së saj sikurse e ka Kosova, ta kenë të gjitha kombet dhe vendet liridashëse kudo në botë.

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjën në Zot!