75 Mall Live Search
13:08 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / MSH1

Pacolli njofton pakon e madhe të pastrimit në tërë Kosovën

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka paralajmëruar pastrimin e vendit nga mbeturinat.

Ajo ka vizituar sot një prej deponive të mëdha të vendit, duke thënë se radhën e kanë ato, shkruan IndeksOnline.

“Radhën e kanë mbeturinat: së shpejti do të lëshojmë pakon e madhe të pastrimit në tërë Kosovën”, ka deklaruar Pacolli.

Kjo do të jetë nisma e radhës e paralajmëruar nga Pacolli, për trajtimin e deponive.