15:23 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Nuk me duhet të hapë “thesin me para” për të forcuar shtetin

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se kryediplomati kosovar po iu ofron nga 100 milionë euro vendeve që po e shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Pacolli ka thënë se Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që t’i kundërvihet Kosovës dhe atij personalisht.

Më poshtë statusi i plotë i Behgjet Pacollit:

Të frustruar me avansimin e Kosovës, Daçiq dhe ekipi i tij paskan deklaruar se gjoja unê e kam hapur siç thonë ata “ thesin me para”.

Ashtu siç e kam thënë edhe më përpara Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që ti kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht.

Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë.