Pacolli: Papa Françesku përcjelli urimet e tij për festat e fundvitit për kosovarët
Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka qëndruar javën e kaluar në Vatikan, ku është pritur nga ati i shenjtë, Papa Françesku.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka thënë se Papa Françesku përcjelli urimet e tijë të sinqerta për festat e fundvitit për gjithë Kosovarët.
Ja postimi i tij:
Këtë javë pata një vizitë të ngrohtë dhe historike në Selinë e Shenjtë, ku u prita në një audiencë nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku.
Papa Françesku ka një respekt të madh për Kosovën një tokë me histori të lashtë dhe të lavdishme.
Ai ka një respekt të madh për popullin dhe rininë tonë dhe përcjelli urimet e tijë të sinqerta për festat e fundvitit për gjithë Kosovarët.
Me këtë kontekst, uroj të gjithë besimtarëve katolikë, Gëzuar Krishtlindjet dhe ju deshiroj lumturi dhe festime të gëzueshmë me familjet e juaja.