Pacolli paralajmëron rikthimin e Grupit parlamentar NSIMA-AKR

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili është deputet nga koalicioni NISMA-AKR, ka paralajmëruar rikthimin e Grupit parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook pas votimit të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike bashkë me deputetët e Nismas dhe me zëvendëskryeministren Albulena Balaj- Halimi.
“Një kafe me grupin pas votimit të rimëkëmbjes ekonomike, kismet +2”, ka shkruar Pacolli sipër fotografisë së postuar.
Rikujtojmë se Grupi parlamentar i Nismës u shua pas largimit të deputetit HAXHI Shala, i cili iu bahskua AAK-së./IndeksOnline/
