15:10 / E Diele, 23 Janar 2022 / MSH

Pacolli për masat e reja: Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej orës 22:00 deri në 05:00

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kritikuar qeverinë për vendosjen e masave të reja kundër COVID-19.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk është e drejtë vendosja e orës policore, pasi nuk e beson se virusi do të jetë aktiv vetëm prej orës 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Tutje, Pacolli tha që duhet t’iu lehtësohet jeta qytetarëve, sidomos tani që po përballen me mungesën e rrymës.

“Sot është dita e dytë që përsëri do të kemi orën policore. Masat (tubimet, takimet nëpër vende publike, puntoritë e ndryshme etj) janë masa të nevojshme dhe efektive për mbrojtjen nga Covidi 19, por ora policore nuk di çka shërben?”, ka shkruar Pacolli.

“Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej ores 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit?!”.

“Kjo nuk është e drejtë, qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë!”, shtoi Pacolli.

“Ne duhet t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve ne këtë kohë kur ata edhe përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera të jetesës!”, përfundoi ai.