Pacolli për Rugovën: I dha gjithçka Kosovës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pocolli ka kujtuar Ibrahim Rugovën, në 77 vjetorin e tij të lindjes.
Ai tha se Rugova i dha gjithçka Kosovës dhe vuri themelet e shtetësisë, raporton Indeksonline.
“Presidenti Rugova sot do ti mbushte 77 vite. Njeriu qe i dha gjithqka Kosovës dhe që i vuri themelet e shtetësisë, do të mbahet mend përjetësisht nga shoqëria jonë si njeri i urtë, jo hakmarrës, jo populist dhe me vizion të qartë për fuqizimin e vendit tonë. Do të kujtohesh përherë President!!”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/